
TIRANË- Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka dhënë urdhrin për të bërë backup në sistemin TIMS. Gjithçka është kuptuar pas deklarimeve të shtetases Xh.Collaku, e cila ka rrëfyer se me datën 2 gusht 2023 ajo ka qenë në zyrë me shtetasin Enkli Hoxha, shkruan gazetari Edison Vatnikaj për OraNeës. Ajo ka marrë një telefonatë nga drejtori Ervin Muça rreth orës 13.00, i cili i ka komunikuar se duhej të bënin një back-up e databazës së sistemit Tims. Më tej ajo është përgjigjur se nuk kishte kredencialet dhe njohuritë e duhura për këtë veprim.
Sipas deklarimeve të Xh.Collakut, drejtori Ervin Muça e ka urdhëruar që të hapeshin portat e USB-së pasi do të hidhej/behej procesi i Back-Up-it i cili do të behej nga databaza për tek një hardisk i jashtëm të cilin ia ka dhënë vetë drejtori.
Po ashtu gjatë shpjegimit drejtori i ka thënë se do të ruhej në kasafortë në rast të ndonjë sulmi kibernetik. Këtë proces, sipas deklarimit, e ka bërë Albana Vrapi, me detyrë specialiste, kur në atë moment në zyrë ka hyrë një nga personat nga AKSHI për të cilën prokuroria e ka identifikuar si Klodian Mazeri.
Në këtë proces Mazeri ka ndihmuar Vrapin në ndërhyrjet e sistemit TIMS. Deklaruesja thote se ka qëndruar deri rreth orës 20.30 pasi procesi nuk po kryhej se dicka nuk funksiononte. Të nesërmen e ka telefonuar Albana Vrapi e cila i ka thënë se Hardiskun e kishte në tavolinë dhe se porcesi nuk kishte perfunduar. Gjithashtu shtetasja Albana Vrapi në këtë komunikim i ka pohuar se kishin qëndruar deri në orën 24.00. Të nesërmen datë 03.08.2023 deklaruesja kur ka shkuar në zyrë ka gjetur në zyrë hardiskun i cili ishte në kompjuter dhe pas kontrollit ka rezultuar se nuk kishte të dhëna. Këtë hardisk ajo e ka vënë në dispozicion të oficerit të policisë gjyqësore.
Ervin Muça është lënë në ‘arrest shtëpie” nga trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u vu në pranga, por më pas u lirua nga qelia, pasi iu ndryshua masa e sigurisë. Muça akuzohet se ka ndërhyrë në të dhënat e sistemit TIMS.
Hetimet ndaj tij nisën vetëm pas insistimit të ambasadës amerikane në Tiranë, pavarësisht që ishin denoncuar më herët në media. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur në mesnatën e datës 2 Gusht të vitit të kaluar, Ervin Muça, ka hyrë në zyrën ku ndodhet serveri qëndror i bazës së të dhënavë të TIMS.
Për të hyrë në sistem, ai ka përdorur pinin e një punonjëse tjetër të policisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë. Më pas ai ka kopjuar të gjithë të dhënat e qytetarëve në sistemin TIMS, për një qëllim që edhe sot e kësaj dite mbetet i panjohur.