Aktualitet

Kapen 26 kg marijuanë në kufirin Mali Zi-Shqipëri

Momentalisht ai ndodhet në paraburgim.

E.K
Kapen 26 kg marijuanë në kufirin Mali Zi-Shqipëri
Droga e sekuestruar

MALI I ZI- Nikola Ljucoviç, 33 vjeç është vënë në prangat e Policisë malazeze pasi mori 26 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro-malazez nga dy persona të cilët më pas u kthyen në Shqipëri. Personat që u rifutën në tokën shqiptare mbeten ende të paidentifikuar. Pasi kishte marrë drogën, ai është kthyer në banesën e tij, ku më pas u kap nga Policia. Momentalisht ai ndodhet në paraburgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare, duke ndërmarrë masa dhe veprime të planifikuara operativo-taktike, kanë pikasur dy persona të panjohur, të cilët duke lëvizur nga drejtimi i Republikës së Shqipërisë, mbanin në shpinë thasë, të cilët pasi kanë hyrë në territorin e Malit të Zi në qytetit Kuçka Korita, i kanë dorëzuar N.Lj (33) Në konsultim me Prokurorinë në Podgoricë, është kontrolluar shtëpia e përdorur nga N.Lj, gjatë së cilës janë gjetur dy thasë me drogë të dyshuar narkotike, me gjithsej pesha rreth 26 kilogramë./ZËRI

Poll

MOS HUMB