Aktualitet

Policia irlandeze sekuestron 500 mijë euro të një bande shqiptare të trafikut të drogës

Policia bën me dije se janë sekuestruar dhe disa dokumente si dhe materialet e përdorura për paketimin e parave.

E.K
Policia irlandeze sekuestron 500 mijë euro të një bande shqiptare
Paratë e sekuestruara

IRLANDË- 500 mijë euro që dyshohet se i përkasin një organizate kriminale të drejtuar nga shqiptarë janë sekuestruar në Irlandë, ndërsa një grua është vënë në pranga. Policia bën me dije se janë sekuestruar dhe disa dokumente si dhe materialet e përdorura për paketimin e parave. Operacioni policor u udhëhoq nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar (DOCB). Sekuestrimi i parave, vjen pas një operacioni të vitit të kaluar kur një bandë shqiptare e drogës u lidh me një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në Irlandë në vitin 2023.

Autoritetet janë të shqetësuara pasi kur bandat shqiptare morën një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës në Britani, nisën të punonin edhe në Irlandë. Kjo ka përfshirë shitjen e drogës në tregun irlandez dhe gjithashtu përdorimin e ishullit të Irlandës si mënyrë kalimi për tregun shumë më të madh të drogave të paligjshme në Britani./ZËRI

Poll

MOS HUMB