Aktualitet

Konfirmohet ndarja mes Gracianos dhe Argjirës? E ëma: Nuk jam personi që mund të flas për këtë

Argjira ka ‘zhdukur’ Gracianon nga të gjitha rrjetet e saj sociale

E.K
Konfirmohet ndarja mes Gracianos dhe Argjirës? E ëma: Nuk jam personi
Argjira dhe Graciano

TIRANË- Prej disa kohësh në rrjet dhe jo vetëm është përfolur për një ndarje mes Argjirës dhe Gracianos, gjë e cila është përforcuar mbrëmjen e djeshme, ku balerini u surprizua nga e ëma e tij. Në linjën e jetës së Gracianos, në asnjë moment nuk u përmend lidhja e tij me Argjirën, e cila ka nisur prej pothuajse gjashtë vitesh.

Emri i moderatores u përmend shkarazi, në momentin që e ëma po i jepte të fala nga personat jashtë, teksa Graciano me insistim pyeti: po dikush tjetër ka pyetur për mua?

Në një intervistë të dhënë për Fun Club, mamaja e Gracianos, në një mënyrë apo në një tjetër ka konfirmuar ndarjen e të rinjve, teksa tha se për këtë situatë ajo nuk ishte personi i duhur për të folur. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një skemë e çiftit për të rritur interesin e publikut karshi lidhjes së tyre.

Vetë Argjira, që prej rikthimit të Gracianos në shtëpinë e Big Brother ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim, as mbrëmjen e djeshme, ku balerini pati një rrëfim tejet emocionues për jetën e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB