
KURBIN- Një 17-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.H ka humbur tragjikisht jetën këtë të dielë në Mamurras të Kurbinit pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë. Policia bën me dije se ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Në lidhje me ngjarjen blutë e Kurbinit kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./ZËRI