
TIRANË- Janë zbardhur një pjesë e përgjimeve mes anëtarëve të grupit që trafikonin shtetas të huaj, pas operacionit që çoi në prangosjen e tyre, mes tyre dhe oficerë policisë. Gazetarja Anila Hoxha shkruan për Top Channel, se në gjashtë muaj hynë në Shqipëri 260 shtetas të huaj, duke ndjekur linjën ajrore Dubai-Rinas, dhe më pas shpërndaheshin për të kaluar kufirin e gjelbër, të ndihmuar nga trafikantë.
Një nga bisedat e përgjuara është zhvilluar mes të arrestuarit Antonio Speçhio, nga Italia, banues në Vlorë, me një punonjës së policisë kufitare të Rinasit, i paidentifikuar nga policia. Biseda tjetër gjithashtu zhvillohet mes të njëjtit punonjës policie me Endrit Imailajn, nga Fieri.
Pjesë e përgjimeve është edhe Luan Sulaj, 46-vjeçari nga Tirana, biznesmen që ra në pranga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i dokumenteve “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”. Policia ka vëzhguar se si futeshin shtetasit e huaj në ambientet e pasme të restorantit në emër të tij, në mënyrë të fshehte duke dhënë ndihmë për qëndrimin e tyre aty, për të cilën kishte dijeni edhe djali i tij. Në përgjime Luan Sulaj flet me Henri Sulajn, të cilit i kërkon që të shkojë tek lokali, për të pritur 5 persona nga Bangladeshi.
Në restorantin e tij qëndronin edhe trafikantë të tjerë, po ashtu të arrestuar, si Luan Tafalla dhe Endri Seiti, Luan Sulaj dhe personi nën hetim Lulzim Lami. Luan Sulaj gjithashtu siguronte transportin nëpërmjet grupit kriminal të Kukësit.
Sipas dosjes, duke qenë se në datën 11.09 2023 në territorin e Kosovas u kapën shtetasit e huaj, personat nën hetim ndryshuan mënyrën e të vepruarit edhe për sa i përket pritjes së tyre ku tashmë në Rinas nuk paraqitet më personi nën hetim Luan Tafalla, (i cili në disa raste shkon në Rinas por qëndron larg Aeroportit); si dhe akomodimit të këtyre shtetasve, fakte nga të cilat krijohet dyshimi se personi nën hetim Luan Sulaj siguronte transportin nëpërmjet grupit kriminal të Kukësit. Vlen për tu theksuar që në datën 08.09.2023 në ambientet e restorant Sulaj është konstatuar në shoqërinë e personave nën hetim Luan Tafalla dhe Endri Seitit dhë Luan Sulës dhe personi nën hetim Lulzim Lami, i cili dyshohet se siguron kontrata të qirasë për efekt të justifikimit të akomodimit të shtetasve të huaj, por edhe si pritës i shtetasve të huaj për llogari të “Magshoes” sh.p.k.
Nga mënyra e të vepruar ku personat vendosen në ambiente të pasme të restorantit dhe futja e tyre nëpër automjetet kryhet në mënyrë të fshehtë, faktin që personi nën hetim Luan Sulaj është vëzhguar në prani të personave nën hetim në ambientet e restorantit dhe ka dhe komunikime me djalin e tij në lidhje me pritjen e shtetasve të huaj provohet dijenia e tij dhe dhënia ndihmë. Po ashtu rezulton se pas kapjes së personave në Kosovë, grupi ka ndryshuar mënyrën e të vepruarit fakte këto që krijojnë dyshimin se ai ka qenë lidhja me personat që kanë bërë transportin (për më tepër referoju relacionit)..
Pjesë nga përgjimet
Data dhe ora e bisedës: 20-09-2023 13:36:12
Nga: 3556******25 – punonjës i policisë së Komisariatit të Policisë Rinas, i paidentifikuar nga policia.
Për: 3556******79- Antonio Speçhio.
A Antonio Speçhio/ Y – Punonjës policie
Y: Alo, pronto
R: Si jeni?
Y: Mire
X: Punonjsi i policisë, nga aeroporti marr
Y: Po, tani do merrja shofer
X: ke ndonje ktu per?
Y: po po tani direkt
X: Per sa vjen?
Pjesë nga përgjimet/ Në orën 13:39:38.
Nga: 3556*****26 – ky numër celular dyshohet se posedohet nga shtetasi Endrit Ismailaj – Y
Për: 3556******79 – ky numër celular posedohet nga shtetasi Antonio Speçhio – X
Y: Cao Antonio
X: Cao
Y: Me, me mora policia de, de Tirana
Y: Po po ktu eshte ai djali brenda shoferi eshte futur brenda,
X: Okej
Y: Eshte e sigurte qe eshte brenda kan dergu shoferin
X: Okej
Y: Hajde, cao
X: Cao, cao
Pjesë nga përgjimet/ Në orën 13:39:57.
Nga: 3556******25 – punonjës i policisë së Komisariatit të Policsë Rinas – X
Për: 3556*****79 – Antonio Speçhio- Y
Y: Alo
X: Alo
Y: Po
X: Per kto shtetasit bangladeshi ke ardh tu i prit ktu ‘aerport ti?
X: …
X: Si?
Y: … Shofer
X: S’kuptova
Y: Është brenda shoferi është brenda
X: Është brenda shoferi thuj t’afrohet te security
Y: mendoj që tani do vij, mere unë tani në telefon tani që janë brenda n’aeroport
X: Mirë
Y: hajd
Pjesë nga përgjimet, në orën 14:13:31.
Nga: 3556******39 – ky numër celular posedohet nga shtetasi Luan Sulaj. A
Për: 3556******92- ky numër celular posedohet nga shtetasi Henri Sulaj. B
A – Luan Sulaj / B – Henri Sulaj
B: Alo
A: Ku je ti shpirto ?
B: Xhiro
A: Ku?
B: Tironë
A: Je .’Tironë ti?
B: Pse?
A: Për drekë e burr thash t’shkojshe njiher te lokali
B: Kur?
A: Tashi them mos vine ato pese veta pranej
B: Sa?, Kush e, ato te Bangladeshit o?
A: Ee
B: Sa veta?
A: Pese
B: Po Genci a o’ aty ?
A: Genci e ka myll per momentin. Kto jan tu ik icik me ate…
B: Po e di pra, te shkoj une atje?
A: Ee, po ku je ti, n’Tirone
B: Po
A:….
Si u zhvillua operacioni?
Operacioni u zhvilluar nga policia, me urdhër të SPAK, në të gjithë vendin, nga ku janë lëshuar 26 urdhërarreste, mes tyre edhe policë. Prokuroria e Posaçme njofton se ka sekuestruar 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikan, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë, 13 makina, 3 pistoleta, aparate celularë dhe pajisje kompjuterike, si dhe dokumente të ndryshëm si pasaporta të shtetasve të huaj, bileta udhëtimi, apo dokumente që përmbajnë shënime të grupeve kriminale, si dhe sende të tjera me interes për hetimin. Përkatësisht mbi 1.1 mln euro dhe dollarë. Deri tani janë ekzekutuar 24 masa të sigurimit personal. Nga hetimi u zbulua se pesë subjekte tregtare u siguronin kontrata fiktive emigrantëve kryesisht nga Bangladeshi dhe iu siguronin vizat.