Aktualitet

FOTO/ Kjo është Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit që ka mbetur e bllokuar në Izrael bashkë me vajzën 10-muajshe

Gjithashtu, të bllokuar janë edhe disa operatorë turistikë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme.

F.m
FOTO/ Kjo është Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit që ka
Herida Duro

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, e cila së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, ndodhet mes shqiptarëve të bllokuar në Tel Aviv, Izrael.

FOTO/ Kjo është Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit që ka
Herida Duro
FOTO/ Kjo është Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit që ka
Herida Duro
FOTO/ Kjo është Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit që ka
Herida Duro

Gjithashtu, të bllokuar janë edhe disa operatorë turistikë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme. Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve.

Top Channel raportoi me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

 

Poll

MOS HUMB