
TIRANË- Shoqata Mikrofinanca Shqiptare ka reaguar këtë të hënë ku është distancuar nga të ashtuquajturat "Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive", për të cilat pretendojnë se operojnë nëpërmjet praktikave anti-ligjore, të cilat për muaj janë denoncuar nga ZËRI dhe disa ditë më parë u akuzuan zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës. "SHMSH" në një reagim zyrtar shkruajnë se distancohen nga këto shoqëri dhe mënyrën sesi i mbledhin borxhet e qytetarëve duke theksuar se vetë ata nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Ndaj në një kohë kur hetimet për këtë çështje i ka nisur edhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, "SHMSH" thekson se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese për hartimin e një kuadri ligjor lidhur me mbledhjen e borxheve që kanë marrë qytetarët.
“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Institucionet e mikrokredise mbajne të njëjtën licensë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte. Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhenia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale. E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie,përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientet mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standarteve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron tí referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën çështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë: “Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre. Cdo anëtar i kesaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licensimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërise, dhe cdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Institucionet e mikrokredise mbajne të njëjtën licensë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte. Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhenia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale. E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie,përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientet mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standarteve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Ne kete kuader, mirëpresim bashkëpunimin me cdo aktor të tregut që perfaqeson dhe mbron interesat e konsumatoreve, për të koordinuar këto perpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar.
Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”.
Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak?
Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI