
ITALI- Shqiptari nuk e ka pritur mirë humbjen që ka pësuar në një kazino. Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 1.30 të mëngjesit, një patrullë policie, u kërkua në dhomën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade”. Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e Policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, të paidentifikuar me emër, i cili po luante në një makineri. Kur nisi që të humbiste, 42-vjeçari urinoi në një prej makinerive dhe pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet.
Dëmi i shkaktuar, sipas vlerësimeve fillestare, arrin në rreth 50 mijë euro. Por kur autoritetet shkruan në kazino, shqiptari ishte larguar. Por nuk ishte ndalur me shkatërrimin e makinereve brenda kazinosë, por nisi që të rrëzonte edhe vazot me lule duke rrezikuar edhe mjetet që do të kalonin në rrugë. Me ta pikasur, efektivët shkuan që ta arrestonin, por sapo ka zbritur nga mjeti i Policisë u është hedhur si "i tërbuar" efektivëve, duke tentuar të godasë me kokë njërin prej tyre në fytyrë, të tjerët ka tentuar që t'i shkelmojë dhe t'i pështyjë në fytyrë.
Edhe kur u fut që të linte shenjat e gishtave, shqiptari nuk e ka "braktisur" sjellën e dhunshme, duke kërcënuar efektivët e policisë duke i thënë: Ta tregoj unë, do të të vras. Sa të dal nga këtu do ma paguash, do të të vras!
Më pas u zbulua se shqiptari ishte i denuar edhe më parë për vepra të ndyshme penale, si psh: deklarime të rreme, poseidim droge, dhunë seksuale, kanosje, grabitje, plagosje, etj. Pra kishte një sërë vepra penale për të cilat ishte dënuar me parë./ZËRI