Aktualitet

Trafik armësh nga Kosova në bashkëpunim me serbët, lihen në burg 4 të rinjtë

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Trafiqet e Tiranës prej 7 muajsh i kishin në përgjim

E.K
Trafik armësh nga Kosova në bashkëpunim me serbët, lihen
3 nga te rinjte e arrestuar

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për katër shtetasit e arrestuar për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, të cilët u vunë në pranga të premten. Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi. Atyre iu sekuestruan gjatë aksionit të së premtes 10 armë zjarri, të tipit pistoletë, të cilat do të shiteshin në treg për vlera nga 1500 deri në 3000 euro.

Kështu, gjykata vendosi:

1.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.K.

2.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit M.K.

4.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim M.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit E.Th.

6.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E.Th atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

7.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.SH.

8.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.SH atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

9.            Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

10.          Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë sot më datë 27.05.2024.

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Trafiqet e Tiranës prej 7 muajsh i kishin në përgjim. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, kushërinjë, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB