Aktualitet

FOTO/RTSH "rrëshqet" në rrjetet sociale, komenti politik për vulën e PD në mes të ndeshjeve të kombëtares

Në cilësinë e Televizionit Publik Shqiptar, ky institucion duhet të jetë në lartësinë e “valëve” që përfaqëson dhe të qëndrojë larg komenteve politike, që në fund të ditës nuk i ofrojnë asnjë të mirë qytetarëve dhe publikut, të cilët paguajnë për të.

E.K
FOTO/RTSH "rrëshqet" në rrjetet sociale, komenti politik
Radio Televizioni Shqiptar

TIRANË- Një tjetër skandal përfshin Radio Televizionin Shqiptar. Këtë herë nuk flitet për largime nga puna të gazetarëve apo punonjësve, siç është bërë zakon muajt e fundit, por për komentet politike të televizionit që supozohet të jetë publik dhe jo partiak. Kështu në një foto të postuar në rrjetet sociale nga stadiumi i Hamburgut, ku u përball kombëtarja shqiptare me Kroacinë, RTSH, nuk i ka kursyer komentet politike. Bëhet fjalë për një tifoz, i cili mbante hedhur mbi supe, flamurin e Partisë Demokratike, ndërsa sipër tij, RTSH, shkruan: ''Pasi morëm vulën”.

Në cilësinë e Televizionit Publik Shqiptar, ky institucion duhet të jetë në lartësinë e “valëve” që përfaqëson dhe të qëndrojë larg komenteve politike, që në fund të ditës nuk i ofrojnë asnjë të mirë qytetarëve dhe publikut, të cilët paguajnë për të. Në teori transmetuesi publik është një institucion politikisht i pavarur. Bordi i saj drejtues zgjidhet nga parlamenti ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi, por RTSH me sa duket ka vendosur që këtë rregull ta ndryshojë gjatë rrugës.

Ndërkohë Radio Televizoni Shqiptar, i cili financohet me taksat e qytetarëve shqiptarë nuk po kalon ditë të mira. Kjo pasi të ardhurat e televizionit publik shqiptar nga shitja e reklamave ranë në vetëm 72 milionë lekë, (720 mijë euro) gjatë vitit 2023, në krahasim me 217 milionë lekë që patën qenë në vitin 2022, një rënie dramatike kjo me 67% si dhe niveli më i ulët i të ardhurave në së paku tre vjet. Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i depozituar për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë të dhënat nuk shoqërohen me arsyet se përse ka ndodhur kjo.

Ndërsa të ardhurat nga reklamat janë “pikiatë”, financimi i drejtpërdrejtë nga taksapaguesit përmes buxhetit të shtetit u rrit me 50 milionë lekë, bëhet e ditur nga raporti. Shqiptarët e financojnë televizionin publik kryesisht përmes një takse që paguhet nga çdo familje në vend me vlerën 100 lekë në muaj, pagesë që bëhet bashkë me faturën e energjisë elektrike. Kjo taksë përbën 60% të të ardhurave të transmetuesit publik ndërsa taksapaguesit paguan vitin e kaluar përmes buxhetit të shtetit edhe rreth 618 milionë lekë të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB