Aktualitet

Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë “DAAM”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Valter Begajt

Valter Begaj, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga ish-kreu i ARRSH-së.

E.K
Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë “DAAM”, Apeli
Evis Berberi dhe Valter Begaj

TIRANË- Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e Valter Begajt për heqjen e sekuestros së kompanisë “DAAM” shpk. Ndërkohë që togat e zeza të Apelit të Posaçëm vendosnin për heqjen e sekuestros së “DAAM”, në shkallën e parë të Posaçme pritej të shqyrtohej një tjetër kërkesë e Begajt, ajo e heqjes së masës së sigurisë “Arrest me burg” dhënë më herët. Begaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie. Seanca e parashikuar të mbahet sot, u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

Ndërkohë pak ditë më parë, trupa gjykuese në shkallë të parë liroi nga qelia Ervis Lamin, bashkëpunëtorin e Begajt, ky i fundit u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Lami u vendos në pranga bashkë me ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi. Ky i fundit dhe Begaj vijojnë të jenë në burg.

Valter Begaj, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga ish-kreu i ARRSH-së. Njohjet mes Berberit dhe Begajt janë shumë të hershme, përpara se drejtori i ARRSH-së të merrte detyra në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Me marrjen e kësaj detyre, ai shiti aksionet e kompanisë DAAM te shtetasi Valter Begaj, për vlerën e 1.7 milionë eurove, ndërsa i kishte blerë për vetëm 800 euro. Përveç aksioneve të DAAM, Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish "B-VAAL ENGINEERING"), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit. Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB