Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, plagoset efektivi i policisë

Autori i ngjarjes 42 vjeç dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

f.t
Sherr në një lokal në Korçë, plagoset efektivi i
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës është dhunuar në një lokal në Korçë. Mësohet se oficeri i policisë ka qenë jashtë detyre. Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me grusht në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Autori i ngjarjes 42 vjeç dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Policia njofton se 42-vjeçari është arrestuar dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan shtetasin M. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi:

Në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, 42-vjeçari dyshohet në gjendje të dehur, ka goditur me grushte shtetasin J. N., (oficer policie pranë Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, i cili ndodhej jashtë detyrës) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB