Aktualitet

‘Dështon’ ëndrra e të riut shqiptar/ Arrestohet 19-vjeçari, ktheu banesën në laborator droge

Veprimtaria e paligjshme do t'i garantonte atij një biznes fitimprurës.

f.t
‘Dështon’ ëndrra e të riut shqiptar/ Arrestohet
foto ilustruese

ITALI-Policia italiane ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar, i cili kishte shndërruar shtëpinë e tij në një laborator droge për prerjen dhe paketimin e kokainës, raportojnë mediat e huaja.

Prej disa ditësh efektivët e policisë kishin vënë re një vajtje-ardhje të çuditshme pranë shtëpisë së të riut dhe për këtë, pasditen e vonë të së shtunës së kaluar, vendosën të ndërhynin, duke i nënshtruar një kontrolli të plotë djalit sapo doli nga shtëpia. Kokaina në fjalë, e përgatitur dhe e paketuar në banesë, mesa duket më pas është rishitur në të gjithë territorin. Veprimtaria e paligjshme do t'i garantonte atij një biznes fitimprurës, i cili megjithatë do ta çonte shumë shpejt në burg.

Gjatë kontrollit personal dhe të automjetit, policia gjeti një paketë cigare në të cilën ishin fshehur tre doza kokainë të mbyllura, gati për shitje./ZËRI

Poll

MOS HUMB