Aktualitet

Pesë persona dhunojnë të riun në Korçë, 18-vjeçari përfundon në spital

Autorët dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

f.t
Pesë persona dhunojnë të riun në Korçë,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur në Korçë. Një 18-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga 5 persona të tjerë. Pesë personat të cilët po lëviznin me një automjet tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të. Autorët dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Sipas deklaratës së të riut, një prej autorëve dyshohet të ketë patur armë zjarri. Policia po punon për kapjen e shtetasve dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip "Range Rover", dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri. Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB