Video

Tjetër largim nga RTSH! Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen

Që prej marrjes së detyrës në Qershor të vitit të kaluar, Peza ka nisur një valë largimesh masive nga puna, duke mos kursyer as nënën e një fëmije autik, apo personazhe të dashur të ekranit.

F.m
Tjetër largim nga RTSH! Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen
RTSH dhe Ndriçim Xhepa

TIRANË- Aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen vetëm 1 muaj pasi u zgjodh si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Nuk dihen arsyet që e kanë çuar drejt dorëheqjes. RTSH është përfshirë nga një valë përplasjesh e dorëheqjesh. Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo ka shpërthyer në kritika një ditë më parë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Alfred Peza. Bungo tha se KD nuk ka asnjë kompetencë ndaj emërimeve apo shkarkimeve të bëra nga Peza, ndërsa shtoi se ka shkelur rregullat sa i përket funksionimit të Këshillit Drejtues dhe emërimeve, që sipas tij janë në shkelje të statutit të RTSH. Që prej marrjes së detyrës në Qershor të vitit të kaluar, Peza ka nisur një valë largimesh masive nga puna, duke mos kursyer as nënën e një fëmije autik, apo personazhe të dashur të ekranit.

Poll

MOS HUMB