Aktualitet

Protali gjobvënës/ SHISH përjashton nga puna vëllain e Kushtrim Selimit dhe partnerin e Rexhina Omerit

Të dy zyrtarët e SHISH përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, dyshohet se i jepnin të dhëna në lidhje me drejtuesit e Policisë dhe zyrtarëve të tjerë, shefit të sektorit të AMP-së, Kushtrimi Selimit.

f.t
Protali gjobvënës/  SHISH përjashton nga puna vëllain e
KRESHNIK SELIMI, FISNIK DHE REXHINA OMERI, KUSHTRIM SELIMI

TIRANË-Pas skandalit me fakenews Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) përjashton nga puna bashkëshortin e Regina Omerit kreu i SHISH, Kavajë dhe vëllain e Kushtrim Selimit në drejtorinë e Përgjithshme. Kreshnik Selimi mbante pozicionin e shefit kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), ndërsa partneri i Regina Omeri, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës rezultonte në postin e drejtuesit në Shërbimin Informativ të Shtetit në Kavajë. 

Në dosjen hetimore të siguruar nga ZËRI, rezultoi si ishte i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesë e SHISH ishte dhe partneri i punonjëses së AMP, Fisnik Omeri. Të dy zyrtarët e SHISH përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, dyshohet se i jepnin të dhëna në lidhje me drejtuesit e Policisë dhe zyrtarëve të tjerë, shefit të sektorit të AMP-së, Kushtrimi Selimit.

Gazetari Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësia e AMP, Rexhina Omeri në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrezstuarit. 

Portali 'shqipnews' në të cilin publikoheshin këto informacione ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të asnjë individi, pasi ishte i blerë jashtë Shqipërisë. Kështu që Selimi urdhëronte krijimin e lajmeve të rreme për kolegët e tij, në mënyrë që t'u zinte postin. Lajmet i përgatiste gazetari, i cili paguhej 600 euro çdo muaj për këto shkrime, megjithatë është e paqartë se cili ishte burimi i këtyre të ardhurave./ZËRI

Poll

MOS HUMB