
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediat, janë shprehur kundër zgjedhjes me short të anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ambasada thotë se përzgjedhja e kandidatëve, nuk mund të lihet në dorë një një shorti.
“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë – gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni në vend që t'i drejtohet rastësisë përmes një shorti.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe garanton shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Një pjesë e anëtarëve të KLP-së janë duke ushtruar detyrën përtej mandatit të tyre, përfshirë nënkryetarin Tartar Bazaj, apo anëtaren Nurihan Seiti. Përzgjedhja e kandidatëve që do ti zëvendësojnë atë në kupolën më të lartë drejtuese të prokurorisë pritet që të bëhet me short.
/ZËRI