
TIRANË-ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme, ndërsa në kërkim është shpallur Kushtrim Omeri, shef sektori në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore. Në pranga kanë rënë gazetari, Ervis Hasanaga me akuzën e falsifikimit kompjuterik dhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës. Përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Por si siguroheshin informacionet?
Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Kreshniku përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Por vëllai i zyrtarit të AMP-së, nuk ishte i vetmi që kishte akses në SHISH. Rezulton se edhe bashkëshorti i punonjëses së AMP, Rexhinës, Fisnik Omeri mban postin e drejtuesit në Shërbimin Informativ të Shtetit në Kavajë.
Edhe pse rrethi vjen duke u zgjeruar, vetë Rexhina Omeri në dëshminë e saj nuk përmend asnjë person të tretë. Ajo pretendon se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit, Ervis Hasanaga për publikim. Nuk dihet ende nëse ka nisur një verifikim ndaj zyrtarëve të SHISH./ZËRI