Aktualitet

Doli në bisedat e “Ndraghetës”, SPAK kontroll oligarkut të oksigjenit Besnik Halili, i sekuestrohet telefoni

Të nisur nga dyshimet e forta se zyrtarët shtetërorë kanë paracaktuar në tavolinë tenderat me vlera miliona euro, në datën 20 Maj 2024 SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrollin në zyrat e biznesmenit Besnik Halili dhe tek rrethi i punonjësve të kësaj kompanie.

E.K
Doli në bisedat e “Ndraghetës”, SPAK kontroll oligarkut
Luneda Sufali dhe Besnik Halili

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë këtë të enjte në zyrat e grupit “GTS”, që drejtohet nga biznesmeni Besnik Halili. Ky i fundit zotëron monopolin e tregtimit të oksigjenit të lëngshëm dhe kompresuar. Raportohet se atij i është sekuestruar dhe një telefon. Hetimet e SPAK nisën në vitin 2021, ku nga Autoritetet ishin zbërthyer disa biseda ku anëtarë të klanit mafioz “Ndragheta”, Antonio Gallo, Antonio Speziali dhe Claudio Larusa, flasin për një person, shqiptar i njohur, të cilin e quanin “Niki”. Ky i fundit sipas tyre, kishte lidhje në Bashkinë Tiranë dhe grupi mund të ndërtonte kulla.

Nga verifikimet e bëra nga SPAK, ka rezultuar se personi i njohur me emrin "Nik" është Besnik Halili, i cili është themeluesi dhe administratori i shoqërisë "GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.pk" Halili të ketë një zinxhir kompanish si “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, “Hydro Energy Sotira”, “Idro Energia Pulita”, “Adr-Trans”, “Green Tech”, “N3H”, “Messer Albagaz”, “Sofiga”, “Sapio Produzione” ku nga disa paraqesin pronarin e hijes duke kryer dhjetëra të fshehta të dyshimta.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno disa herë nga periudha e vitit 2014 deri në vitin 2020, shoqëria “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” që administrohet nga Besnik Halili, ka lidhur 223 kontrata me autoritet kontraktor, ndër të tjera me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe me Drejtoritë e Spitaleve Rajonale. Gjatë hetimit të rastit SPAK, ka kërkuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, të gjitha kontratat që lidhen me këtë subjekt.

Në datën 23 shkurt 2021 informon SPAK në “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” është një shoqëri e krijuar nga shoqëria italiane SOL spa dhe më saktë kjo e fundit ka 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

Të nisur nga dyshimet e forta se zyrtarët shtetërorë kanë paracaktuar në tavolinë tenderat me vlera miliona euro, në datën 20 Maj 2024 SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrollin në zyrat e biznesmenit Besnik Halili dhe tek rrethi i punonjësve të kësaj kompanie. Gazetari Elton Qyno, ka dokumenta që ka vërtetuar SPAK dhe BKH, kanë kryer bastisje në zyrat e grupit “SOL”, duke sekuestruar nga kompjuteri, dokumenta dhe aparate telefonike. Veprimet e SPAK janë kryer nga prokurori Sotir Kllapi, i cili ka autorizuar 14 oficerë të BKH-së, për ekzekutimin e kontrollit të kontrollit.

Po ashtu agjentët e BKH-së ka kryer kontrolle dhe tek Luneda Sufali. Kjo e fundit, aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Shërbimit Social. Sufali ka punuar më herët në Ministrinë e Financave dhe të Shëndetësisë, ndërsa është bashkëshortja e Halilit. Kontrolle dhe sekuestrime janë kryer edhe vëllait të Besnik Halilit, Ergys Halili, i cili është administrator i kompanisë “NCI”, kjo e fundit ka kryer dhjetëra transferta të cilat janë parash me shoqërinë e administruar nga Besnik Halili, shkruan Ora News.

Telefonat dhe kompjuterat janë marrë shtetasit Aldo Muça, administrator i kompanisë “N3H”, shoqëria e cila ka transferuar bankare me kompanitë e administruara nga Besnik Halili. Kontrollii I është nënshtruar dhe Gerti Idrizi, i cili është përgjegjës i “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” dhe figura si përfaqësuesi i QKB tek të gjitha shoqëritë e administruara nga Besnik Halili.

Po ashtu valës së kontrollit i janë nënshtruar dhe Alban Zoraqi dhe Elona Hoxhafi, të cilët janë financierët kryesorë dhe personat që kanë kryer veprime të transfertave bankare tek të gjitha kompanitë e administruara nga Besnik Halili. Si kontrolle dhe sekuestrime janë kryer edhe tek Ardian Strazimiri, administrator i kompanisë “Sofigaz”

Një tjetër emër që është i marë telefoni dhe kompjuterat është Migel Zallëmi, shefi i financave të shoqërisë “Messer Albagaz”, e cila në shumë raste është fituese e tenderave në shoqërinë GTS, ku së bashku hynin në shoqërinë e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë. Stojan Angjellarit, në pozicionin e menaxherit teknik të kompanisë “Messer Albagaz”, i është marrë telefoni dhe kompjuteri. Kjo kompani në shumë raste të tjera të jetë fituese e tenderave në shoqërinë GTS në kompaninë e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë. Kontrolli i bërë dhe Ela Strazimirit specialiste e financave në shoqërisë “Messer Albagas”.

Personat e kontrolluar

1. Besnik Halili administrator i shoqërisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

2. Luneda Sufali gruaja e Besnik Halilit

3. Ergys Halili vëllai i Besnik Halilit, njëherësh administrator “NCI”

4. Aldo Muça administrator i “N3H”

5. Gerti Idrizi përfaqësuesi i të gjitha kompanive të Halilit në QKB

6. Elona Hoxhafi financiere e të gjitha kompanitë e Halilit

7. Ervin Tushe hartues i specifikimeve të teksteve të çdo procesi prokurimi të fituar më pas nga “GTS”.

8. Alban Zoraqi financier i autorizuar në të gjitha kompanitë e Halilit.

9. Ardian Strazimiri administrator i shoqërisë “Sofigaz”.

10. Migel Zallëmi shefi i financave në kompaninë “Messer Albagaz”.

11. Stojan Angjellari menaxheri teknik i shoqërisë “Messer Albagaz”.

12. Ela Strazimiri specialiste e financave në shoqërinë “Messer Albagaz”./ZËRI

Poll

MOS HUMB