
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i portalit 'shqipnews.info', ku Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi sulmonte e denigronte drejtuesit e lartë të Policisë. Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i tij, Kreshnik Selimi.
Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre.
Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë. Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga kanë rënë gazetari, Ervis Hasanaga me akuzën e falsifikimit kompjuterik dhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës. Arrestimi i tyre u bë dy ditë pasi njësia e krimit kibernetik ishte vënë në lëvizje se një portal anonim ishte duke shpërndarë dizinformacion për disa nga zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. /ZËRI