Aktualitet

Portali 'gjobëvënës' për të denigruar zyrtarët e Policisë, lirohen gazetari dhe punonjësja e AMP-së

Omeri dhe Hasanaga në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

f.t
Portali 'gjobëvënës' për të denigruar
Rexhina Omeri dhe Ervis Hasanaga

TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Rexhina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik.

Omeri dhe Hasanaga në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës. Kushtrim Selimi dhe Rexhina Omeri, të dy janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vetëm një ditë pas arrestimit të zyrtares së AMP-së dhe gazetarit, Ervis Hasanaga. ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të dy personave që u arrestuan për përhapje lajmesh të rreme. Kujtojmë se Rexhina Omeri sipas dëshmisë ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të njohjes që kishte me të, dhe ka pranuar që kishte raporte intime me Selimin.

Portali 'shqipnews' në të cilin publikoheshin këto informacione ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të asnjë individi, pasi ishte i blerë jashtë Shqipërisë. Kështu që Selimi urdhëronte krijimin e lajmeve të rreme për kolegët e tij, në mënyrë që t'u zinte postin. Lajmet i përgatiste gazetari, i cili paguhej 600 euro çdo muaj për këto shkrime, megjithatë është e paqartë se cili ishte burimi i këtyre të ardhurave.

Përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëvë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Kreshniku përmes aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Por vëllai i zyrtarit të AMP-së, nuk ishte i vetmi që kishte akses në SHISH. Rezulton se edhe bashkëshorti i punonjëses së AMP, Rexhinës, Fisnik Omeri mban postin e drejtuesit në Shërbimin Informativ të Shtetit në Kavajë./ZËRI

Poll

MOS HUMB