Aktualitet

Vëllezërit me arsenal armësh në banesë/ Njëri arrestohet, tjetri hetohet në gjendje të lirë

Në pranga ka rënë njëri prej tyre ndërsa tjetri do të hetohet në gjëndje të lirë.

f.t
Vëllezërit me arsenal armësh në banesë/ Njëri
armët e sekuestruara

ELBASAN-Policia ka gjetur një arsenal armësh në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në pranga ka rënë njëri prej tyre ndërsa tjetri do të hetohet në gjëndje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergaj në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Për pasojë u arrestua njëri prej tyre, 65-vjeç, ndërsa vëllai tjetër u procedua në gjendje të lirë për arsye shëndetësore.

“Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve 65 vjeç dhe 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB