
GREQI- Prindërit e Nikolait, 7-vjeçarit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi u mbyt në det, në Arvi të Kretës dëshirojnë që trupi i të birit të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shqipëri. Por kushtet e tyre financiare nuk janë të mira. Ata nuk nuk kanë mundësi ekonomike që të kryejnë shpenzimet që pëfshijën transportin e trupit nga Kreta drejt Shqipërisë.
Për këtë arsye ka nisur mbledhja e fondeve nga Shoqata e Arsimit në Arvi. Kjo e fundit, ka marrë përsipër shpenzimet, por ka kërkuar dhe ndihmën e prindërve të fëmijëve të shkollës ku studionte 7-vjeçari që të mblidhen sa më shumë para që të ndihmohet dhe familja.
Prindërit e Nikolait ishin njerëz punëtorë, ata punonin çdo ditë në serra dhe në bujqësi për të mbajtur dy fëmijët e tyre, Nikolain dhe djalin tjetër, i cili kishte vetëm disa muaj që kishte ardhur në jetë.
Mediat greke shkruajnë se në momentin që ka ndodhur ngjarja, 7-vjeçari i ka shpëtuar syve të nënës, e cila po kujdesej për djalin tjetër dhe ka shkuar të lahet nëdet. Pasioni për detin i kushtoi dhe jetën. Ai u fut në det për dallgët e tërhoqën në thellësi ku dhe u mbyt.
Ai u nxorr pa shenja jete nga deti. Kjo ngjarje, siç shkrujanë mediat fqinje ka tronditur qytetarët e Arvit, të cilët shprehen se familja e të miturit ishte e mrekullueshme, njerëz të ndershëm dhe punëtorë./ZËRI