
Foto ilustruese
TIRANË- Këtë të dielë, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit. Ndërkohë nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Temperaturat më të larta do të shkojnë deri në 32 - 34 gradë Celcius. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë./ZËRI
Poll