Aktualitet

VD- Burg për babain dhe gjyshen e 10-vjeçarit, Tasha e 'TikTok': Jam heroinë

Në videot që siguronin mijëra ndjekës dhe shikues në prani të të miturit, djalit të Armando Kumaraku dhe nipit të Natasha Rombula përdorej një gjuhë banale.

f.t
VD- Burg për babain dhe gjyshen e 10-vjeçarit, Tasha e
Natasha Rombula dhe Armando Kumarakun

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumarakun. Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku synonin të përfitonin sa më shumë të ardhura nga rrjeti social TikTok, duke ekspozuar 10-vjeçarin.

‘Kam rritur nipi! Kriminelë... jam gjyshe heroinë’, është dëgjuar të thotë ajo teksa u shoqërua nga forcat e policisë.

Në videot që siguronin mijëra ndjekës dhe shikues në prani të të miturit, djalit të Armando Kumaraku dhe nipit të Natasha Rombula përdorej një gjuhë banale, me ofendime dhe etiketime ndaj nënës së të voglit. Kjo e fundit e identifikuar me iniciale E. A., ka kallëzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën e saj për rastin në dhjetor të vitit të kaluar. 

Prej 6-vjetësh konfliktet mes dy familjeve dhe denoncimet e ndërsjellta kanë qenë të shumta. Pas ndarjes së prindërve, djali dy herë në muaj shkon tek babai dhe gjyshja në Sarandë dhe gjithë muajin Gusht qëndron po atje, sipas Vendimit të Gjykatës së Beratit pas ndarjes së prindërve. Sipas burimeve policore, nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar, përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.

Nënë e bir u vunë sot në pranga nga Policia në Sarandë, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin e menaxhojnë prej disa vitesh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB