Aktualitet

Shtyhet seanca për ekstradimin e rusit, prokurori sjell në vëmendje rastin e vdekjes së Navalnyt

Kërkesa e prokurorit për të sqaruar marrëdhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.

f.t
Shtyhet seanca për ekstradimin e rusit, prokurori sjell në
Igor Kokunov

SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ku do të vendosej për ekstradimin e shtetasit rus, Igor Kokunov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit. Në gjyqin ndaj rusit Prokuroria e Apelit i kërkoi gjykatës që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë  detaje për ekstradimet Shqipëri-Rusi.

Prokurori i Apelit u shpreh më tej se në Rusi së fundmi ka ndërruar jetë në burgje dhe Navalny, shkruan Top Channel. Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të Ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov, tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e Apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars.

Me këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do të procedohet. Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas pritet çfarë vendos ministria. Kërkesa e prokurorit për të sqaruar marrëdhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës. Arrestimi i Kokunov u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në fillim të muajit shtator, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin./ZËRI

Poll

MOS HUMB