GREQI- Në foto është 27-vjeçari shqiptar Ymer Haxhiaj i cili ka dhunuar dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19 vjeçare greke për të dështuar fëmijën që mbante në bark.
27-vjeçari shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit jonian, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort Athina Marula 19 vjeçe. Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.
Të rinjtë bashkëjetuan për pak kohë por më pas nisën mosmarrëveshjet mes tyre. 19-vjeçarja vendosi të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj.
Poll