Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, një person i plagosur (EMRI)

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për indetifikimin e autorit.

f.t
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, një person i
FOTO ILUSTRUESE

VELIPOJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malikolaj, pas nje konflikti mes dy komshinjve. I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Poll

MOS HUMB