TEPELENË- Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 17 marsit ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Nga aksidenti kanë ndërruar: Riza Astrit Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta, 85 vjeç.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip BMW që u përfshi në aksidentin e ndodhur në Tepelenë. 46-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./ZËRI