Aktualitet

Aksidenti tragjik në Këlcyrë, dërgohen në morgun e Lushnjës trupat e 7 emigrantëve

Po punohet me ambasadat e akredituara në Tiranë për identifikimin e emigrantëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik.

f.t
Aksidenti tragjik në Këlcyrë, dërgohen në morgun e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KËLCYRË- Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona. Mes viktimave është identifikuar vetëm shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj. Trupat e shtatë emigrantëve ende nuk janë indentifikuar dhe janë transportuar në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike. Në morg, ndodhen ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa po punohet me ambasadat e akredituara në Tiranë për identifikimin e tyre dhe më pas lidhjen me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm. Por pasi ka vënë re që është pikasur nga 2 efektivë të patrullës është larguar me shpejtësi. Derisa në një moment ka humbur kontrollin e mjetit, duke "fluturuar" më ajër për të përfunduar në anë të lumit të Vjosës. Deri më tani, nga viktimat është identifikuar vetëm viktima shqiptare, ndërsa të tjerët ende nuk dihet se kush janë. Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB