Aktualitet

Të moshuarit kundër pensionit në bankë: S'dimë ta përdorim

Por kishte dhe nga ata qytetarë që e kanë ‘’përqafuar’’ si ide. Ata shprehen se kjo do të menjanonte radhët e gjata të pritjes në temperaturat e larta të verës dhe do të ishte më komode për ata.

Edon Kuqi
Të moshuarit kundër pensionit në bankë: S'dimë ta
Pensionistët që folën për ZËRI-n dhe gazetari Edon Kuqi

Nga dita e nesërme, 3 Prill do të nisë zbatimi i vendimit të Qeverisë që të gjithë pensionistët ta marrin pensionin përmes bankave, kjo do të thotë se ata duhet të hapin llogari bankare dhe të përshtaten me sistemin e ri. Kjo sipas Qverisë dhe Bankës së Shqipërisë do të ulë npërdorimin e parave cash në ekonomi dhe do të zvogëlojë radhët e gjata të pritjes në pikat e Postës Shqiptare.

Por sa të informuar janë pensionistët për këtë vendim? A janë të gatshëm të nisin zbatimin e saj? Dhe si do të veprohet me ata që nuk kanë mundësi të hapin një llogari bankare, për shkak të largësisë me bankat dhe pamundësisë fizike? Lidhur me këto çështje, këtë të martë, ZËRI ka dalë në rrugët e Tiranës dhe ka pyetur pikërisht ata, pensionistët, të cilët për mikrofonin e ZËRI-t shprehën se nuk janë të gatshëm për këto ndryshime pasi sipas tyre, nuk dinë të përdorin bankomatet apo të shkojnë për të hapur llogari.

Problem i madh këtu mbeten dhe pensionistët që jetojnë në zonat rurale, të cilët u duhet të shkojnë në qendrat e qyteteve për të hapur llogaritë, por dhe për të marrë paratë në bankomate apo përmes sporteleve bankare. Problem mbeten dhe ata që kanë pamundësi fizike.

Siç shprehen pensionistët, në pamundësi për të marrë paratë nga bankomati ata do të detyrohen ti tërheqin përmes sporteleve duke krijuar sërish radhë të gjata. Zgjidhja më e mirë sipas tyre është të vazhdohet me metodologjinë e vjetër, marrjes së pensionit përmes pikave të postës, apo dërgimit të tyre me korrier në shtëpi, për ata që nuk kanë mundësi fizike dhe nuk lëvizin dot.

Por kishte dhe nga ata qytetarë që e kanë ‘’përqafuar’’ si ide. Ata shprehen se kjo do të menjanonte radhët e gjata të pritjes në temperaturat e larta të verës dhe do të ishte më komode për ata. Madje kishte nga ata, që rrugën bankare e kishin zgjedhur që në fillimet e daljes në pension.

Mbetet për tu parë se si do të shkojë ky implimentim i ri, i cili fillimisht është një projekt pilot i shtrirë në disa qytete dhe më pas në të gjithë vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB