TIRANË- Protesta e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me momente tensioni gjatë marshimit të qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.
Ndërsa protestuesit po lëviznin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës efektivët krijuan një kordon për të penguar vijimin e marshimit.
Situata u tensionua në momentin kur qytetarët u përballën me bllokimin e rrugës. Protestuesit kërkuan që policia të tërhiqej dhe t’u mundësonte kalimin, ndërsa gjatë përplasjes verbale u dëgjuan edhe thirrje kundër uniformave blu.
'Hapeni rrugën!' dhe 'Polici e krimit!' ishin disa prej thirrjeve të protestuesve drejtuar efektivëve./ZËRI