Aktualitet

Kulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do të duket “Tirana Fountain Plaza” (FOTOT)

'Tirana Fountain Plaza' është konceptuar si një pikë e re urbane në qendër të kryeqytetit ku funksionet e biznesit, hotelerisë dhe aktiviteteve kulturore do të ndërthuren me hapësirat publike dhe gjelbërimin.

M.K.
Kulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do të
Projekti i studios daneze për kullën te Tajvani

TIRANË- Studioja daneze 'Bjarke Ingels Group' është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin 'Tirana Fountain Plaza' që parashikon një ndërhyrje të re urbane në zonën ku ndodhet aktualisht kompleksi Tajvani në Parkun 'Rinia'.

Projekti fitues parashikon ndërtimin e një strukture të ngritur mbi nivelin e tokës e mbështetur mbi kolona duke krijuar hapësira të gjelbra poshtë saj. Forma arkitekturore është konceptuar në mënyrë që ndërtesa të krijojë pamjen e një reje mbi park.

Në objektin e ri parashikohen ambiente për zyra, struktura hoteliere, hapësira për aktivitete kulturore dhe zona publike. Një pjesë e konceptit është edhe krijimi i më shumë hapësirave të gjelbra, me synimin për të rikonceptuar zonën përreth.

Një element i veçantë i projektit është edhe shatërvani ku uji do të rrjedhë nga vetë struktura e ndërtesës duke krijuar efektin e një shiu që bie nga lartësia.

Në konkurs morën pjesë pesë studio ndërkombëtare të arkitekturës nga Danimarka, Spanja dhe Franca. Pas shqyrtimit të projekteve, juria ndërkombëtare përzgjodhi propozimin e studios daneze 'Bjarke Ingels Group'.

Projekti parashikon ndryshimin e hapësirës ku ndodhet aktualisht Tajvani godinë që sipas të dhënave të publikuara është pronë private. Ndërhyrja lidhet me një projekt më të gjerë për rikualifikimin urban të zonës së Parkut “Rinia”.

Gjatë prezantimit të projekteve kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërhyrja nuk do të prekë natyrën ekzistuese të parkut. Sipas tij zhvillimi i zonës duhet të shoqërohet me rigjenerimin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.

“Është shumë e qartë edhe në perimetrin e përcaktuar nga konkursi që çfarëdo që do të vendoset dhe çfarëdo që do të zhvillohet, do të duhet të rivlerësojë dhe të ndikojë në rigjenerimin e edhe të vetë Parkut, pa prekur asgjë që aty natyra ka si prani, por duke shtuar”, tha kryeministri i vendit Edi Rama.

'Tirana Fountain Plaza' është konceptuar si një pikë e re urbane në qendër të kryeqytetit ku funksionet e biznesit, hotelerisë dhe aktiviteteve kulturore do të ndërthuren me hapësirat publike dhe gjelbërimin.

Kulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do tëKulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do tëKulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do tëKulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do tëKulla në vend të Tajvanit, shpallet projekti fitues, ja si do të

/ZËRI

Poll

MOS HUMB