Aktualitet

Zjarr masiv në Barbullojë të Lezhës, rrezikohen banesat! Era e fortë përhap zjarrin (VIDEO)

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, ndërsa situata është bërë shqetësuese për banesat që ndodhen në afërsi të zonës së përfshirë nga zjarri.

M.K.
Zjarr masiv në Barbullojë të Lezhës, rrezikohen banesat! Era
FOTO NGA ZJARRI

LEZHË- Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në zonën mes Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ferra.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, ndërsa situata është bërë shqetësuese për banesat që ndodhen në afërsi të zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës me synim parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara.

Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të erës e cila po favorizon përhapjen e zjarrit dhe rihapjen e vatrave të reja.

Në zonën e përfshirë nga zjarri është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa situata vijon të monitorohet nga shërbimet në terren.

Deri në këto momente ndërhyrja e zjarrfikësve vijon për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave./ZËRI

Poll

MOS HUMB