
ELBASAN- Përveç zbërthimit të 6 vrasjeve, Artan Tafani e ka bërë përgjegjës Laert Haxhiun dhe për trafikun e kokainës që bëhej nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Portit të Pireut në Greqi. Sipas Tafanit Haxhiu në bashkëpunim me disa grupe kriminale që operonin në jug të Shqipërisë, bënin të mundur trafikimin e kokainës, që më pas shpërndahej në shtete të ndryshme të Europës.
Dëshmitë e Tafanit mbeten për t’u verifikuar pasi në harkun kohor të 10 ditëve ai ka dëshmuar dhjetëra krime ku sipas tij implikohej Laert Haxhiu dhe banda e tij. I penduari i drejtësisë ka folur me emra dhe sa iu takon grupeve kriminale me të cilat bashkëpunonte Tafani, por deri në momentet që flasim, prokuroria e Elbasanit që ka në dorë dhe dosjen, nuk ka kërkuar urdhër arreste të tjera.
Dosja e Tafanit është ende në duart e prokurorisë së Elbasanit, e cila pritet t’ia kalojë më pas Prokurorisë së Posaçme, pasi kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
-
-
Tafani: Kuptova që Laerti do të më vriste dhe mua
2 Tetor, 19:17 -
-
Artan Tafani hap dosjet e 6 krimeve të bujshme (DETAJE)
27 Shtator, 22:35
Gjatë ditës së djeshme u publikua dhe informacioni se vetë Tafani kishte frikë se do të elemninohej nga Laert Haxhiu, pasi ishte përdorur prej tij në disa ngjarje kriminale, dhe kishte qenë dëshmitarë në vetën e parë. Kjo dyshohet të ketë qenë dhe arsyeja e “zbërthimit” të tij. Tafani kishte frikën e eliminimit të tij me të njëjtat forma siç Laert Haxhiu, kishte vrarë shokët e tjerë.
Operacioni “Never Forget”
Përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021; Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).
Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi. /Zëri.ai