Aktualitet

Artan Tafani hap dosjet e 6 krimeve të bujshme (DETAJE)

Ka qenë pikërisht rrëfimi i tij ai që ka iniciuar megaoperacionin policor të mbrëmjes së kësaj të mërkure në disa qytete të vendit, që çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërkohë janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Zeri
Artan Tafani hap dosjet e 6 krimeve të bujshme (DETAJE)
Artan Tafani

TIRANË- Artan Tafani, 39-vjeçari, i cili kreu grabitjen e 30 mijë eurove në një pikë Exhange në Astir ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfehet. Ka qenë pikërisht rrëfimi i tij ai që ka iniciuar megaoperacionin policor të mbrëmjes së kësaj të mërkure në disa qytete të vendit, që çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Ndërkohë janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Operacioni ka nisur që prej mesditës së sotme dhe është ende në vijim. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e të kërkuarve. Ndërkohë mes urdhër-arresteve janë dhe emra të njohur të botës së krimit.

Artan Tafani është arrestuar nga Policia disa ditë më parë në Lushnje por arrestimi i tij është mbajtur sekret në kuadër të hetimeve që çuan dhe në zbardhjen e disa krimeve. Raportohet se Tafanit i është komunikuar masa e sigurisë këtë të mërkurë në Tiranë dhe në vijim pritet t'i komunikohen edhe 2 masa të tjera.

 "Zëri.ai" ka zbardhur detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Në rrëfimin e tij, ai ka pranuar pjesëmarrjen në grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu me bazë në qytetin e Lushnjes, por i përhapur në të gjithë vendin. Dëshmia e mikut të Laert Haxhiut ka zbardhur më shumë se 20 ngjarje që kanë ndodhur në vend, përfshirë atentate me eksploziv, plagosje, tentativa vrasjes dhe ekzekutime. Të njëjtat burime të "Zëri.ai" bëjnë me dije se deri më tani janë ndaluar disa persona në Elbasan dhe në Lushnje, ndërkohë që aksioni është shtrirë edhe në zonën e Korçës dhe Pogradecit, gjithashtu një bazë me ndikim për bandën e Haxhiut. Deri më tani, një prej fletë-arresteve mban emrin e Firdeus Berberit, vetëm 22 vjeç. Po ashtu, 2 persona kanë përfunduar në pranga edhe në Elbasan, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije./Zëri

Poll

MOS HUMB