Aktualitet

Vjosa Osmani për Asociacionin: Ta bëjmë draftin me SHBA-në

Drafti sipas saj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosvës, Osmani tha se marrëveshja duhet të arrihet gjatë këtij viti ndërsa shtoi se ky është një obligim ndërkombëtar i Kosovës.

E.K
Vjosa Osmani për Asociacionin: Ta bëjmë draftin me SHBA-në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar këtë të mërkurë se Kosova në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj drafti duhet ti paraqitet si fillim Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Drafti sipas saj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosvës, Osmani tha se marrëveshja duhet të arrihet gjatë këtij viti ndërsa shtoi se ky është një obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Vjosa Osmani: Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht vetëm me SHBA-në, unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin e shkruar nga këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që sqarojnë që një trup e tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive.

Drafti sipas Kreut të Shtetit të Kosovës duhet të jetë në përputhje me me letrën e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ajo shtoi se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërsa, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore/Zëri

Poll

MOS HUMB