
SHKODËR- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Demiraj të Malësisë së Madhe. Raportohet se ai ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Autori i ngjarjes i identifikuar me inicialet S.B është shpallur në kërkim.
Ndërkohë Arsid Kurtaj është shoqëruar në polici pasi ka qenë i përfshirë në konflikt. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit midis tre personave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kjo është ngjarja e dytë që trondit mbremjen re sotme kryeqendrën e veriut. Pak orë më parë një atentat i mori jetën Zef Gurit, 73 vjeç dhe plagosi rëndë të birin, Gjin Guri. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatorëve. Ai ndodhet në spital në “luftë” me jetën pasi ka marrë katër plumba ndërsa autorët nuk dihen ende. Policia dhe Forcat RENA kanë rrethuar Shkodrën por ende asnjë gjurmë nga autorët e krimit./Zëri