
TEPELENË- Mjekët e Spitalit të Tepelenës janë përballur me një urdhër për mbylljen e kësaj strukture shëndetësore, dhe kthimin e tij në një spital ditor. E gjithë kjo vendimmarrje sipas mjekësve është bërë pa një dëgjesë publike, qoftë me ta, qoftë edhe me komunitetin vendas.
Në një kërkesë të firmosur nga mjekët e Tepelenës drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres se linjës Albana Koçiu dhe deputetëve respektive të qarkut Gjirokastër, vihen ne dukje argmumentat përse nuk duhet të mbyllet spitali.
“Ne një grup mjekësh që shërbejmë në Shërbimin Spitalor Tepelenë kërkojmë që: Urdhëri Nr.359, Datë: 09.06.2023 Nr.2108/2 Prot., ” Për Miratimin e Planeve Spitalore në Nivel Rajonal” që planifikon mbylljen e aktivitetit Spitalor në Spitalin e Tepelenës prej vitit 2024 e ne vazhdim , të rishikohet dhe shprehim mosdakortesinë tonë për këtë urdhër, sepse: 1. Mbyllja e Shërbimit në Spitalin e Tepelenës, mendojmë se do të ketë ndikim negativë në shërbimin shëndetësor ndaj komunitetit e banoreve në territorin e dy bashkiveTepelenë dhe Memaliaj që mbulon me sherbim mjeksor spitalor ky spital për një komunitet rreth 38000 mijë banorë.
Planifikimi me zero shtreter në sherbimin Spitalor Tepelenë dhe veçanrishte për shërbimin e Pediatrisë dhe semundjeve të Brendëshme do të bejë të veshtirë, të pamundur dhe do tju mohoj ndihmën mjekësore të ofruar kryesisht fëmijeve dhe të moshuareve dhe kategorive të pamundura që kanë marrë dhe marrin shërbimin në Spitalin e Tepelenës.”
Mjekët i kërkojnë kreut të qeverisë dhe Ministres: “Ne kërkojmë rishikimin e urdhërit që planifikon mbylljen e Spitalit të Tepelenës sepse jo vetem kemi ofruar shërbim në ndihmë të komunitetit në të gjithë periudhën e kaluar por edhe se treguesit e aktivitetit Spitalor në spitalin tonë për periudhen deri në Shtator 2023 jane ne ritje krahasuar me vitet e pandemise dhe para saj.Numri i vizitave, numri i trajtimeve në spitalin ditor dhe numri i shtrimeve në spital si dhe numri i egzaminimeve është në rritje në krahasim me para pandemisë,
Ne mjekët specialist mendojmë të krijohet mundësia për rishikimin e Urdhërit për mbylljen e aktivitetit Spitalor, të krijohet mundesia e diskutimit edhe me mjekët për planifikimin e ardhshëm, të merren në konsideratë edhe mendimet tona si edhe mendimet e komunitetit të banorëve që marrin ndihmë mjeksore në Shërbimin Spitalor Tepelenë.”-theksojnë mjekët e Tepelenës.
Ndërkohë përveç mjekëve, dhe një grup banorësh po përgatiten për të paraqitur edhe një peticion. kunder mbylljes së spitalit./Zëri.ai