Aktualitet

Naim Murseli ndryshon dëshmi: Janë thashetheme, Liridona nuk më ka tradhtuar

Naim Murseli ka hedhur poshtë fjalët që tha në polici. Ai ka mohuar edhe që mund të ketë pasur tradhti bashkëshortore nga ana e tij apo e Liridonës.

D.XH
Naim Murseli ndryshon dëshmi: Janë thashetheme, Liridona nuk më
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

PRISHTINË – Naim Murseli, që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas, Liridona Ademaj, ka përfunduar dëshminë e tij përpara Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku ka thënë për mediat e Kosovës se Murseli ka mohuar versionin që dha më parë në polici. Ajo ka thënë se Murseli ka mohuar edhe raportimet e bëra në media, sipas të cilave ai ka pasur raporte të tensionuara me bashkëshorten apo se ka pasur aludime për tradhti.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me deklaratën që ka dhënë sot, është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në shpjegimin e ngjarjes, që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informacionet, te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre, i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të tjera”, ka thënë Zhinipotoku.

Gjykata e Prishtinës, në muajin dhjetor 2023 ua ka zgjatur edhe dy muaj paraburgimin të pandehurve Naim Murseli, Granit Plava, Kushtim Kokalla, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares Ademaj. Prokuroria e Prishtinës ka bërë me dije se këtë rast po vazhdon që ta hetojë.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB