
ITALI- A shkoni rastësisht në Shqipëri për kirurgji estetike? Po! Çmimet janë pathuajse përgjysmë. Çdo muaj se ka mijëra persona që vijnë në Shqipëri për të kryer ndërhyrje të ushqimsë plasike q më 60% më pak se në Itali. Çmime të mira, gjithëpërfshirëse nga hoteli tek ndërhyrja. Kështu Shqipëria është kthyernë vend e preferuar të të rinjve që preferojnë të vijnë këtu për ndonjë prekje.
Kështu nis një mini-dokumentar i "mediasetinfinity" lidhur me operacionet plastike në Shqipëri. Klientët i joshin me paketa "all inclusive", që do të thotë hotel, fluturim dhe të gjithë shërbimin. Gazetarja që ka ardhur në Shqipëri, ka hasur disa kliente italiane që i tregojnë të vërtetën se përse kanë ardhur në Shqipëri.
"Kam shpenzuar 3120 euro. mirë në krahasim me Italinë do të kishim paguar rreth 7000,"-tregon ajo.
Por problemet duket se nisin nga numri i lartë i ndërhyrjeve në muaj. Dëgjoni se çfarë thonë në këtë klinikë shqiptare, ku sigurisht që flasin italisht.
“Kemi shumë punë për të dhënë të vërtetën, bëjmë 350 ndërhyrje në muaj.”
Pra më shumë se 13 ndërhyrjë në ditë, një biznes i çmendur.
"Shikoni vetëm tek pallati pas shpatullave të mia ka 3 klinika. Pas këtij biznesi të madh, risqet e gabimeve janë shumë të mëdha,"-tregon gazetarja, që qartësisht është vendosur përballë klinikës "Keit", një nga bizneset më të përmendura në Tiranë. Gazetarja takon një vajza që ka ardhur në vendin tonë, e me hundën e fashuar, tregon se nuk është aq e kënaqur me shërbimin e marrë.
Gazetarja: Si shkoi?
Klientja: Keq, është dhe treta herë që kthehem.
Ndonjëherë dëmet janë aq të mëdha, kur sa hyjmë për t'u vizituar aq më shumë zbulojmë. Disa kthehen disa herë për të korrigjuar ndërhyrjet dhe bëra keq.
Kjo i ka ndodhur edhe Jada-s, e cila ka ardhur 3 herë për t'u vizituar. Jada tregon se pas kthimit në Itali ka pasur probleme me hundën e saj dhe ka vajtur për t'u kontrolluar tek një doktor në Itali. E ajo që i tha, nuk i pëlqeu aspak. Kirurgu në Shqipëri e kishte lënë me pasoja të rënda.
"Kam ardhur në një doktor në zonën time , doktori sapo vuri dorën në hundë më tha. Unë shihja defektet estetikë, por nuk mendoja që ato funksionalë do të ishin aq të vështirë. Marr frymë shumë keq."
Operacionet që shkojnë keq janë aq shumë, aq sa në Itali është vendosur alarmi.
Ndaj edhe gazetarja, duke u infiltruar si kliente, hyn vetë brenda klinikës "Keit" për të pyetur për sigurinë.
Gazetarja: Frika ime është anestezi totale, nëse më ndodh ndonjë gjë?
Recepsionistja; Nuk ndodh asgjë. Nuk ka ndodhur kurrë asgjë.
Por rrëfimet tregojnë se ndodhin gjëra, por thjesht të pakënaqurit thjesht nuk kanë ku të ankohen./ZËRI