Aktualitet

Ish-i dashuri dëshmon në gjyq: Sibora Gaganin e vrau mafia shqiptare, iu kishte marrë 25 mijë euro borxh!

Italiani, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e dy grave, doli të martën para kreut të Gjykatës. Qëllimi ishte që t'i tregonte të gjithë të vërtetën gjyqtarit, një vendim që e mori vetë ai pasi një "afrimi me Zotin" në qelinë e tij.

k.m.
Ish-i dashuri dëshmon në gjyq: Sibora Gaganin e vrau mafia shqiptare,
Sibora Gagani dhe Marco Romeo

ITALI- Qershorin e kaluar, Policia Kombëtare gjeti trupin e Sibora Gaganit. Një vajzë 22-vjeçare italo-shqiptare e zhdukur më 14 korrik 2014, trupi i saj ishte fshehur mes dy mureve të shtëpisë që ai ndante me Marco Gaio Romeo, partnerin e saj. Burri italian, 45 vjeç, ishte përfshirë në ngjarje të tjera të dhunshme në të kaluarën me gra me të cilat kishte pasur marrëdhënie romantike. 

Italiani, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e dy grave, doli të martën para kreut të Gjykatës. Qëllimi ishte që t'i tregonte të gjithë të vërtetën gjyqtarit, një vendim që e mori vetë ai pasi një "afrimi me Zotin" në qelinë e tij. Kjo tregohet në një letër me shkrim dore prej 17 faqesh që ai i ka dërguar gjykatës - më datë 1 janar 2024 - në të cilën ai gjithashtu pretendon se ishte penduar që kishte dhënë deklarata të rreme.

Në letër, ai rrëfen me shumë detaje marrëdhënien “konfliktuale” që kishte me të dashurën para Siborës, Paolën pranon se ishte  e rënduar nga efektet e sasive të mëdha të kokainës dhe alkoolit që të dy konsumonin – dhe pranon se e vrau. Marco pretendon se ish-partnerja e tij e ka sulmuar me thikë sepse i kishte dhënë 50 euro (të cilat ai nuk ia ktheu) dhe ato ditë ajo ishte e mërzitur sepse mori vesh se ai e kishte tradhëtuar. Veten e fajëson vetëm sepse u mbrojt me shumë forcë. Në rastin e Siborës, ai futi një element të papritur në historinë e saj: përfshirjen e mafies shqiptare.

Sipas Marco, ata ishin njerëz të rrezikshëm që e kishin vrarë për shkak të një borxhi prej 25,000 eurosh që i kishin dhënë hua për të krijuar një biznes. Po ashtu shtoi se paratë ia kishin marrë disa kolumbianë pas një festë, kështu ata nuk e hapnin dot biznesin për të larë borxhin. 

"Ndaj ata u shfaqën një ditë në shtëpinë tonë. 4 persona hynë në shtëpi, njëri drejtoi armën dhe 3 të tjerë e vendosën Siborën pas murit dhe e kërcënuan. Njëri e goditi me thikë."

Por kur nuk e vrau vetë, pse e murosi trupin?

As pjesa e dytë e tregimit nuk i përshtatet.

“Sapo vranë Siborën, këta shqiptarë morën 9 mijë euro që ai kishte kursyer nga droga dhe i thanë se me ato para shlyhej borxhi, por gjithashtu më lanë për detyrë të zhdukja trupin. Kufoma qëndroi në shtëpi për 2 ditë, pa e ditur se çfatë duhet të bëja me të, derisa vendosa ta murosja,”- shton ai.

Marco argumenton -nga ana tjetër- se nuk ka thënë asgjë deri më tani "sepse ndihej i kërcënuar".

Sibora Gagani - e cila përdorte dokumentacion fals italian me emrin Simona Faraone - filloi një lidhje romantike me Marcon në vitin 2009 në Itali, ku ata tashmë jetonin së bashku. Por, një vit më vonë, gjithmonë sipas historisë së familjes, ai vendosi të udhëtonte në Spanjë , një vend ku kishte banuar tashmë, për të kërkuar punë. E shoqëronte edhe shqiptarja, ndonëse me sezone. Në vitin 2013, Sibora u kthye në Itali me synimin për të lënë lidhjen me Markon dhe për të mos u kthyer në Spanjë.

Ajo i tha nënës së saj se nuk donte të jetonte më me të, por pretendon se asnjëherë nuk e ka përmendur se ka qenë viktimë e keqtrajtimit nga i dashuri i saj. Po atë vit, e reja ndryshoi mendje dhe fluturoi përsëri në Torremolinos për t'i dhënë vetes një mundësi të re me të dashurin e saj. Pak muaj më vonë, në verën e vitit 2014 , në moshën 22-vjeçare, Sibora u zhduk./ZËRI

Poll

MOS HUMB