Aktualitet

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj nuk respektonte vendimin e Gjykatave (Dokumenti)

Ndaj Ahmetaj është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, me vlerë rreth 7 miliardë lekë

E.K
Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj nuk respektonte vendimin e Gjykatave
Arben Ahmetaj dhe Fejzollari

TIRANË- Teksa sot pritet që të thyejë heshtjen nga arratia, dhe të flasë për aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj ka një tjetër llogari të hapur me drejtësinë, që është dosja për privatizimin e ish-fabrikës shtetërore të Bukës, mbi truallin e të cilës është ndërtuar qëndra tregtare Emerald në zonën e 5 Majit. Në dosjen e SPAK, të publikuar nga Weblajm thuhet se Ahmetaj edhe pse Ministër e funksionar publik nuk zbatonte vendimet e gjykatave duke shkaktuar dëm palëve të treta dhe shtetit të cilin ai përfaqësonte.

Ahmetaj s’ka zbatuar as masën e arrestit vendosur nga GJKKO për aferën e Inceneratorit pasi u arratis, por rezulton se gjykatat ai si ka përfillur shumë më herët duke nisur nga vitit 2015 me moz zbatimin e vendimit Kushtetueses, çka tregon se ai ka qenë mbi ligjin. Mes vendimeve që Ahmetaj nuk zbatonte rezultojnë: ato të Gjykatës Kushtetuese, Kolegjit të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Administrative dhe të Apelit.

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj nuk respektonte vendimin e Gjykatave
Pjese nga dosja e SPAK

E gjitha lidhet me privatizimin e aseteve të “buka” sha për të cilën Spak thotë se Ahmetaj ka vepruar i vetëm për të favorizuar biznesmenin Lirim Fejzollari. Në një bisedë që SPAK ka përgjuar dëgjohet ish-ministri teksa bisedon me Fejzollarin. Sipas SPAK, kjo dëshmon se ata të dy njiheshin me njëri-tjetrin. 

Arben AhmetajMe tel pak. Arben Ahmetaj jam.

Lirim FezollariPërshëndetje Arben, kur ke mundësi të takoj javën që vjen.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në Gjykatë Ahmetajn, ndërkohë që vijojnë hetimet për biznesmenin Fejzollari si dhe disa zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave.

Ndaj Ahmetaj është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, me vlerë rreth 7 miliardë lekë, ndërsa ish-ministri ëështë në kërkim ndërkombëtar prej muajsh, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe për pasurinë e pajustifikuar.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB