Aktualitet

Mjekët nën hetim për vdekjen e Irida Hasallës

Mjekja dhe anestezisti nga ana tjetër pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe se Hasalla ka qenë e vetëdijshme për çdo rrezik kur ka firmosur.

Zeri
Mjekët nën hetim për vdekjen e Irida Hasallës
Irida Hasalla

TIRANË- Tre mjekë të spitalit amerikan 2, 2 prej të cilëve e kanë kryer ndërhyrjen që solli vdekjen e 28-vjeçares Irida Hasalla, dhe anestezisti po hetohen në gjendje të lirë. Ata akuzohen për "neglizhencë në trajtim mjekësor". Irida Hasalla ndërroi jetë 24 orë pas operacionit që zhvilloi me mjeken Rezarta Kapaj. E reja ishte me tumor në mitër dhe kurohej, por mjekët s’e morën parasysh këtë fakt, duke e lejuar qëtë futej në sallë për të hequr dhjamin në zonën e barkut, një procedurë e njohur si ‘liposuction’. Mjekja dhe anestezisti nga ana tjetër pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe se Hasalla ka qenë e vetëdijshme për çdo rrezik kur ka firmosur. Ajo pësoi trombozë disa orë pas ndërhyrjes, ndërsa në kartelën e ekspertizës mjeko-ligjore, është shkruar se e reja ndërroi jetë nga shkaqe të panjohura.

Poll

MOS HUMB