Aktualitet

SPAK kontroll në zyrën e Ilir Metës? PL: E pavërtetë!

Lajmi u shpërnda në disa prej mediave në vend, por duket se asgjë nuk ka ndodhur në selinë e Partisë së Lirisë.

k.m.
SPAK kontroll në zyrën e Ilir Metës? PL: E pavërtetë!
Ilir Meta

TIRANË- Mesditën e sotme u dha lajmi se me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kontrollonin zyrën e Ilir Metës. Lajmi u shpërnda në disa prej mediave në vend, por duket se asgjë nuk ka ndodhur në selinë e Partisë së Lirisë. ZËRI ka komunikuar me burime brenda Partisë së Lirisë, të cilët kanë mohuar se në seli ka pasur agjentë të BKH-së. 

Por shpejt erdhi edhe një njoftim zyrtar nga zyra e shtypit: Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së.

Vetëm pak ditë më parë, ishte Ilir Meta ai që shkoi në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e rihapur "CEZ-DIA". Pasi u mor në pyetje, Meta tha jashtë ambienteve të SPAK, para gazetarëve se kishte dhënë edhe njëherë deklarimet e tij duke përsëritur se çështja është politike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB