
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar pas rreth 2 orësh dëshminë e tij në SPAK, ku u pyet për çështjen CEZ-DIA. Meta u thirr në SPAK si një person që kishte dijeni për rrethana të kësaj dosje që është rihapur prej pak kohësh nga ana e Prokurorisë së Posaçme, edhe pse më herët është ndjekur në dy procese të tjera gjyqësore. Meta tha se është i gatshëm që të përballet me drejtësinë sa herë kërkohet prej tyre, po tha se çështja në ngarkim të tij po përdoret për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë së Edi Ramës.
I pyetur nëse ka njohje me të vetmin të dënuar për këtë aferë Kastriot Ismailaj, Meta e mohoi në mënyrë absolute.
Ilir Meta: Është rihapur në dhjetor 2019 me një kallëzues i cili është dënuar dy herë për shpifje, një person që ka qenë punonjës i DIA-s, tani është i OSHE dhe përdoret nga regjimi për shpifje, një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku asgjëkundi s’ka përmend emri im dhe me pas për arsye të problemeve që ka patur është përdorur për këtë çështje.
Unë isha si një person që kam dijeni për rrethana të caktuara, u pyeta për detaje të ndryshme që nuk kanë asnjë rëndësi. Për këtë çështje unë kam dhënë shpjegime dhe në të kaluarën. Asnjë akt, asnjë shkresë nga ana e Ilir Metës nuk është bërë në interes të askujt. Kjo është një çështje që është gjykuar dy herë, diktohet politikisht nga Edi Rama, për të spostuar vëmendjen.
Qeveria kërkon që të heqë vëmendjen, unë jam këtu dhe do të jem këtu për çdo akt dhe vendimmarrje që kam marr dhe në të kaluarën, për të dëshmuar shkatërrimin e shtetit. Unë jam këtu një respekt të ligjit, po jua them prapë, Ilir Meta nuk ka firmosur asnjë akt në favor të një personi të caktuar. Askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë që të shfokusojnë Ilir Metën. Unë nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi që përdoret apo vetëofrohet për interesa të tij. Asgjëkundi nuk është përmendur emri im.
Absolutisht i gatshëm të përballem me ju, me drejtësinë dhe me çdo të vërtetë. SPAK është aktivizuar për 100 denoncime, problemi është se inceneratori nuk është në asnjë prej tyre.
-
-
Do pyetet për CEZ-DIA? Meta paraqitet sot në SPAK
7 Nëntor, 21:05
Hetimet e SPAK për Metën lidhen me privatizimin e kompanisë CEZ dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.
Paraqitja e Metës para prokurorëve të posaçëm, vjen vetëm një ditë pasi ish-këshilltari i tij në presidencë Ilir Kulla qëndroi për më shumë se dy orë në këtë prokurori.