Aktualitet

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burg përjetë për Laert Haxhiun

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë. Aktualisht ai ndodhet i prangosur në Greqi, në burgun e Koridhalos

E.K
Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burg përjetë për Laert
Laert Haxhiu

TIRANË- Vrasja e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë në 2017, SPAK ka kërkuar burg përjetë për Laert Haxhiun, i cili aktualisht ndodhet në burgjet greke.

Laert Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të vitit të kaluar, 6 vite pas krimit të rëndë ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

I riu mbante dokumente të falsifikuara, ku prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Ai ka kundërshtuar ekstradimimin drejt Shqipërisë, me pretendimin se i rrezikohet jeta.

Më herët Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe bashkëpunëtorin e Haxhiut në vrasjë, Orges Bilbili.

“Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal.

Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB