Aktualitet

I doli emri në media, zyrtari i Kadastrës u arratis para se policia t’i shkonte në banesë

Zyrtari i Kadastrës u arratis përpara se policia t’i shkonte në banesë për ta arrestuar

E.K
I doli emri në media, zyrtari i Kadastrës u arratis para se policia
Kadastra e Durresit

DURRËS- Ish-punonjësi i Kadastrës në Durrës, Bled Zerba, nuk është vënë nën masën e arrestit, pasi ishte shpallur në kërkim për tjetërsimin e një prone në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Dyshohet se publikimi paraprak i aksionit policor ndërsa ishte në zhvillim e sipër i ka dhënë mundësi ish-punonjësit të Kadastrës Bledi Zerba të largohet ditën e djeshme (8 prill).

Përfitimi i një prone prej 500 m2 në Gjirin e Lalëzit me dokumente të falsifikuara ka sjellë një hetim të thelluar mbi personat e përfshirë në këtë rast tjetërsimi të pronave në bregdet.

Një ditë më parë Prokuroria Durrës ka kërkuar nga policia ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës të kërkuara prej saj, për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për përfituesin Ndue Mesiti dhe Bled Zerba për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ndërkohë është kërkuar dhe ‘Arrest në shtëpi’ si dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, për Juristen Jonida Mergeja për për ‘Shpërdorim të detyrës’.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB