Aktualitet

Laert Haxhiu kontrollonte Lushnjën me kamera, komshiu 'shpëtoi' avokatin nga vrasja

Shkak ishte dyshimi që Haxhiu kishte që viktima, në kohën kur i dërgonte kërcënime nga burgu, i kishte treguar më shumë seç duhet avokatit të tij.

k.m.
Laert Haxhiu kontrollonte Lushnjën me kamera, komshiu
Artan Tafani dhe Adriatik Guri

TIRANË- Laert Haxhiu kishte objektivin e qartë; pas vrasjes së "kushëririt" Fridman Xhaferraj, i radhi në shënjestër ishte avokati i tij, Adriatik Guri. Shkak ishte dyshimi që Haxhiu kishte që viktima, në kohën kur i dërgonte kërcënime nga burgu, i kishte treguar më shumë seç duhet avokatit të tij. Mes të tjerash, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte njerëzit e Aldo Bares, rivalit të tij të përjetshëm.

Besimin për të kryer punë, Laerti ia dha Artan Tafanit, por ky i fundit për arsye që nuk dihet nuk pranoi që të realizonte vrasjen. Kështu që detyrën e mori përsipër Lulëzim Arapi.

“Avokati jetonte në një pallat në Lushnjë ku në katin e parë ishte një lokal. Ai gjithmonë mbrëmjeve qëndronte aty deri në orën 22:00. Tikun e vëzhgoja unë prej gati një jave por e vëzhgonin edhe kamerat. Luli në celularin e tij kishte një program që kishte akses në kamerat e qytetit të Lushnjes,”- rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani në dosjen e siguruar nga "Inside Story".

Ekzekutimi i avokatit u vendos që të bëhej sapo ai të dilte nga lokali. Kështu që Lulzim Spahia që do të kryente vrasjen, u pozicionua përballë pallatit, ndërsa Tafani ruante nga brenda. Sapo avokati doli, Tafani i nisi mesazh me Signal bashkëpuntorit të tij. Por, fatmirësisht një ndërhyrje kishte prishur planin e vrasjes që nuk u realizua kurrë. Ishte një banor i pallatit, ai që kishte vënë re si të dyshimtë Arapin dhe i kishte kërkuar që të largohej. Plani dështoi, por edhe Laert Haxhiu nuk e ndoqi më...arsyet sërish nuk dihen!

Pas finalizimit të operacionit "Asgjë nuk harrohet", avokati kërkoi mbrojtje nga shteti që nuk e ka marrë ende sot, ndërsa babai i Laertit, mohoi gjithçka. Ai doli "live" nga lokali ku do ndodhte ngjarja, duke pretenduar se të gjitha dëshmitë ishin gënjeshtra të Tafanit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB